Specialiste Pediatre dhe e subspecializuar për problemet Nefrologjike të fëmijëve.
Pediatre nga viti 2007. Specializuar në Prishtinë dhe certifikuar për trajnimin subspecialistik për nefrologji të fëmijëve në Britani të madhe në Spitalin Great Ormond Street Hospital for Children, në Londer gjatë vitit 2010. Përfunduar kursin për dializë në “Royal Free Hospital” Londër.
Gjatë kësaj periudhe është aftësuar për trajtim të specializuar të fëmijëve me probleme të traktit urinar dhe veshkave, duke filluar nga problemet më të zakonshme sikur infeksionet urinare, glomerulonefritet, sindromet nefrotike, problemet tubulare të veshkave, hipertensionit renal, hidronefrozës, anomalive të lindura të veshkave dhe të rrugëve urinare, pamjaftueshmërisë së veshkave dhe terapisë zëvendësuese të veshkave, Dializës, plazmaferezës, kujdesit pas transplantit.
Ka kompletuar kursin për realizmin e biopsisë së veshkave në Laipzig, Gjermani. Gjithashtu ka kompletuar trajnimin Subspecialistik për problemet funksionit te fshikëzes urinare, incontinencës, kontrollimit të urinimit tek fëmijët dhe trajtimit të specializuar të fëmijëve me Spina bifida – Myelomeningocellae, trajnim i vazhdueshëm nga ekipi Suedez i Universitetit të Linkoping. Ka kompletuar edukimin dhe është Certifikuar për Master, Pediatric Nephrology, IPNA ESPN Master Classes.
Aplikon metodën e re diagnostifikuese të Reflux Vesicouretral me aplikim të ultrazërit dhe kontrastit, procedurë e parrezikshme për fëmijën dhe fare pa rrezatim.
Për katër vite ishte Koordinatore e grupit kombëtar për vlerësim të Shërbimeve Spitalore Pediatrike, e udhëhequr nga OBSH dhe MSH.
Pjesëmarrëse aktive në konferenca dhe kurse aftësimi ndërkombëtare.
Punon: Konsultante në European Clinic në Gjakovë.
Email: valbona_n@hotmail.com.