“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë
+383 44 216-020
+383 49 216-024
Hapur 24.7
Rezervo terminin
+383 43 906-585
+383 44 906-585
Laboratori
Analiza e spermogramit me morfologji dhe fragmentim të ADN-së së spermatozoideve përmes CASA
05/02/2023
Për herë të parë në Kosovë në European Clinic kryhet analiza e spermogramit me morfologji dhe fragmentim të ADN-së së spermatozoideve përmes CASA sistemit!
CASA Sistemi është sistemi më i sofistikuar në leximin e morfologjisë dhe ADN Fragmentimit të spermatozoidit
Testimi i fragmentimit të ADN-së është një test gjenetik që shoqërohet me çdo pikë kontrolli të fertilitetit dhe në ndryshim nga analiza konvencionale e spermës, mund të dallojë spermën e meshkujve fertilë nga ajo e meshkujve jofertilë. Ky test mund të shpjegojë arsyen pse nuk jeni bërë ende prindër, pasi nivelet e larta të fragmentimit të ADN-së mund të pengojnë një shtatzëni të suksesshme pavarësisht nga lloji i trajtimit të fertilitetit që keni marrë. Nivelet e larta të ADN-së së dëmtuar lidhen me një serë gjërash, si infeksionet, duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve toksike mjedisore.