Rreth Nesh

Historia e Klinikës së tonë është relativisht e re, por me shumë suksese të mëdha që kanë ndodhur brenda.

 

Rrëfimi ynë në sektorin e shëndetësisë filloi në vitin 2006 respektivisht 2007 në qytetin e Gjakovës ku pas përfundimit të specializimit ne lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës Dr. Aida Kumnova themeloi ordinancën gjinekologjike obstetrike “ARBA” me misionin për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientët në fushën e gjinekologjisë sipas praktikave më të mira evropiane.

Në të njëjtën kohë Dr. Arbërore Koshi  pas përfundimit te specializimit në lëmin e Biokimisë Klinike  themelon Laboratorin “ Ndriçimi “ institucion shëndetësor jo-publik që operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe që prej fillimeve të tij realizon një spektër të gjerë analizash duke filluar nga kimia klinike, hormonale, imunologjike me teknologjinë dhe metodat më të fundit.

Pasi që ishin pjekur kushtet dhe secila prej tyre ishte dëshmuar në profesionin e saj, dhe patjetër duhej një hapësirë më e madhe vepruese. Vendosin që ti bashkojnë forcat dhe kështu filloj projekti “European Clinic” një klinikë në të cilën do të ofronin shërbime të kompletuara të nevojshme për pacientët. 

Rezultati i suksesshëm në veprimtarinë e gjinekologjisë dhe shëndetit primar i pasuar nga puna jonë, përkushtimi për ta zhvilluar stafin tonë në mënyrë profesionale erdhi edhe momenti i suksesit, përurimi i Euopean Clinic që hapi dyert për pacientët e vet me datën 01.02.2016 me një sipërfaqe prej 1600 m2 , me zgjerim të kapacitetit, investim serioz në shëndetësi. Një rrëfim suksesi pas një pune të palodhur dhe dashuria, filloj punën vendi ku kujdesi për shëndetin riprodhues të gruas morri një kahje krejt tjetër, me misionin për tu bërë një markë e klasit botëror në Shëndetësi.

 

Klinika do t’ju befasojë sapo të hyni brenda, standardet më të mira shëndetësore ju presin. Brendësia nuk është vetëm e dizajnuar me stil, por gjithashtu i ofron pacientit shumë hapësirë për tu ndjerë komod dhe të relaksuar me një atmosferë të ndritshme dhe miqësore.

Sot spitali “European Clinic” është ndër më modernët privat në rajon dhe është shembull për rrëfim të suksesshëm në sektorin shëndetësor me shërbimet mjekësore sipas protokolleve më moderne në mjekimin e pacientëve. Ekipi cilësor mjekësor duke përdorur metoda dhe teknika bashkëkohore u qëndron në dispozicion pacientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Më 16 qershor 2017 “Euopean Clinic” shënoi edhe një sukses tjetër u licencua nga ministria e shëndetësisë së Kosovës për të kryer shërbimet e frytnimit të asistuar mjekësor (IVF). Ekspertizë që është marrë në spitalin “Amerikan Hastanesi” në qytetin e Stambollit, në lëmin e Reproduksionit Human dhe Embriologjisë. Një rrugëtim i filluar në vitin 2016 që përmban në vete shumë sfida shkencore dhe profesionale që në fund përfundoi me suksese të larta, nën udhëheqjen e embriologes së mirënjohur Basak Ballaban, që është njëra ndër embriologet më të njohura në Turqi si dhe udhëheqëse e Shoqatës Evropiane të Reproduksionit Human dhe Embriologjisë ESHRE ne divisonin e Embriologjisë. Njëkohësisht u krijua mundësia për shkëmbim të njohurive dhe përvojave dhe edukim me ekipin mjekësor të gjigantit shëndetësor turk në përgjithësi. Bashkëpunim që për ne paraqet ngritje të standardeve në mjekimin dhe implementimin e të gjitha teknologjive më moderne dhe protokolleve në mjekimin dhe vendosjen e Kosovës në hartën shëndetësore botërore.

stafi

Me një ekip mbi 60 profesionistëve të dëshmuar mjekësor të udhëhequr nga Dr. Aida Kumnova e cila është e vetmja udhëheqëse femër në këtë lami, e bëjnë spitalin tonë qendër referente shëndetësore rajonale për të gjithë pacientët, duke ofruar të gjitha kushtet profesionale dhe teknike, me një rrjet të lidhur me spitalet ndërkombëtare. Hapësirat moderne të European Clinic janë të ndërtuara dhe të organizuara sipas standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, duke filluar nga trajtimi i infertilitetit femëror, Obstetrika, Gjinekologjia, Kirurgjia, Neonatologjia, Urologjia si dhe Laboratori Biokimik të drejtuar nga Dr. Arbërore Koshi i cili renditet edhe si laboratori biokimik më i mirë në rrafshin e dukagjinit.

Me dy salla operative dhe mundësitë teknologjike të spitalit tonë mundësojnë diagnozë të saktë dhe trajtim të sëmundjeve. Puna jonë vazhdimisht është e fokusuar drejt implementimit të arritjeve të fundit në mjekësi.

Komfort në nivelin më të lartë arrihet me dhomat e spitalit që janë enkas të dizajnuara, që pacientëve t’ju ofrojmë komfort maksimal gjatë mjekimit të tyre. Në atmosferë të këndshme për pacientët dhe nevojat e tyre, kujdeset ekipi i infermiereve me përvojë dhe të trajnuara në mënyrë adekuate, të cilat janë të fokusuara në kujdesin individual të çdo pacient

European Clinic mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë siguri dhe kujdes të veçantë në shërbimet tona.

 

 

MREKULLIA FILLON KËTU!

Stafi Ynë Mjekësor