“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë
+383 44 216-020
+383 49 216-024
Hapur 24.7
Rezervo terminin
+383 43 906-585
+383 44 906-585
Laboratori
Pediatria
Shërbimet Nefrologjike Pediatrike
Ofrohen shërbimet Nefrologjike Pediatrike për pacientë prej lindjes, infantët dhe fëmijët deri në 18 vjeç me Diagnostifikim dhe Shërim të:
Infeksionet e traktit urinar
Proteinat në urinë (Proteinuria)
Gjaku në urinë (Hematuria)
Sëmundjet gjenetike të traktit urinar
Anomalitë e traktit urinar
Hidronefroza (refluksi vesikouretral dhe nga shkaqet tjera)
Sëmundjet akute dhe kronike të veshkave (Glomerulonefritet, Nefritet tjera, Sindromi nefrotik, Hipertensioni, Lupus Nefriti)
Sëmundjet tubulare-tubulopatitë, nefrokalcinoza
Fshikëza urinare neurogjene
Çrregullimet e urinimit te fëmijët (inkontinenca, urinimi gjatë ditës apo natës)
Sëmundjet cistike të veshkave
Spina Bifida
Konsultime Nefrologjike
Prenatal – Paralindjes (Gratë shtatëzënë që bebja në barkun e nënën (intrauterin) është diagnostifikuar me anomali të traktit urinar)
Sëmundjet kronike të organeve tjera dhe që mund të kenë përfshirje të veshkave si komplikacion i sëmundjes (Diabeti mellitus, anomalitë e zemrës, Fibroza cistike, Skolioza dhe deformitet e boshtit kurrizor, Myelomeningocela, Vaskulitet, Lupus eritematotoz sistemik, sëmundjet tjera sistemike)
Metoda e diagnostifikimit dhe trajtimit: me ekzaminim fizikal të detajuar dhe me ultrazë të sofistikuar diagnostiikohen sëmundjet. Gjithashtu ofrohen edhe shërbimet tjera plotësuese si analizat laboratorike (biokimike, mikrobiologjike).
E kemi të rëndësishme që me këshillat që ju keni nevojë, të ju ndihmojmë që ju dhe familja juaj të keni një jetë të shëndoshë dhe aktive.
Vendimet për trajtim të fëmijës me sëmundje të veshkave i marrim në komunikim të ngushtë me prindërit. Qëllimi ynë është që t’i ndihmojmë të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm fizik, social, dhe emocional. Të jetosh me sëmundje kronike të veshkave është sfidë e vërtetë, nganjëherë edhe të ndryshon jetën, për këtë mundohemi të ju japim ndihmën tonë sa më shumë që të jetë e mundur.
Përpara se të vini, në mënyrë që të merrni më të mirën nga vizita:
Shkruani pyetjet që ju apo fëmija juaj mund të keni.
Nëse fëmija është i shqetësuar për vizitën, atëherë konsideroni të vini një ditë më parë në ambientet e klinikës që të familjarizohet me ambientin dhe mjeken. Kjo e ndihmon fëmijën të përgatitet emocionalisht dhe mentalisht për vizitë.
Kompletoni dokumentacionin e sëmundjeve së deritanishme. Raportet e konsultave mjekësore, medikamentet nëse është duke përdorë, raportet nga mjeku referues, edukatori, mësuesi.
Termini për vizitë caktohet në 044 216 020. Nëse nuk mund të vini në vizitën e caktuar, ju mund ta anuloni terminin tuaj në numrin e njëjtë. Pa termin futen vetëm rastet emergjente që nuk guxojnë të presin.