“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë
+383 44 216-020
+383 49 216-024
Hapur 24.7
Rezervo terminin
+383 43 906-585
+383 44 906-585
Laboratori
Çka është diabeti gestacional?
11/04/2022
Çfarë e shkakton diabetin gestacional?
Diabeti gestacional është një lloj diabeti që mund të zhvillohet gjatë shtatzënisë tek gratë që nuk kanë diabet, për arsye se trupi tyre nuk mund të prodhojë insulinë mjaftueshëm gjatë shtatzënisë.
Gjatë shtatzënisë, trupi kalon nëpër ndryshime të cilat ndikojn që qelizat e trupit të përdorin insulinën në mënyrë më pak efektive, një gjendje e quajtur rezistencë ndaj insulinës, e cila rrit nevojën e trupit tuaj për insulinë.
Disa gra kanë rezistencë ndaj insulinës edhe para shtatzënisë. Ato e fillojnë shtatzëninë me një nevojë të shtuar për insulinë dhe kanë më shumë gjasa të kenë diabet gestacional.
Problemet e lidhura me shëndetin
Problemet për nënat me diabet gestacional:
Shtypje e rritur e gjakut gjatë shtatzanisë
Rritet rreziku që fëmija të lind më i madh
Rritet rreziku që pas shtatzënisë tek nëna të zhvillohet diabeti i tipit 2
Nëse keni diabet gestacional, fëmija juaj është në rrezik më të lartë për:
Të qenit shumë i madh (4 kg ose më shumë), gjë që mund ta bëjë lindjen më të vështirë
Të lindurit herët, gjë që mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje dhe probleme të tjera
Të ketë sheqer të ulët në gjak
Zhvillimi i diabetit të tipit 2 më vonë në jetë
Testimi për diabetin gestacional
Diabeti gestacional zakonisht nuk ka asnjë simptomë, prandaj nevojitet testimi për diagnostikim! Në laboratorin tonë kryhen analizat OGTT ose HbA1c për diagnostikimin e diabetit gestacional.