Neonatologji

Shërbimi i neonatologjisë pranë Klinikës Europiane ofron kujdes për të posalindurin sipas standardeve dhe protokolove ndërkombëtare.

Shërbimi ynë ka në përbërje këto njësi :
Në shërbimin e neonatologjise-maternietet që nga momenti i lindjes si akti më i bukur i jetës së një nëne të re , ofrohen këshilla dhe mbështetje për kujdesin ndaj të posalindurit në ditët e para të jetës, gjidhënien, larjen, ruajtjen nga hipotermia e shumë të tjera të cilat mund ti përcjellin edhe në shtëpi.

Njësia intensive me reanimacion është e pajisur me aparatur moderne: inkubator static, transportues me të cilin transportohet bebi nga sallat e deri në kujdes intenziv, infratavoline, oksigjenoterapi, fototerapi.