“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë
+383 44 216-020
+383 49 216-024
Hapur 24.7
Rezervo terminin
+383 43 906-585
+383 44 906-585
Laboratori
MSc. Ndriçim Koshi
Master i Shkencave të Biokimisë Laboratorike
Ndriçim Fatos Koshi lindi në Gjakovë në vitin 1993, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyer, vazhdoi studimet për bachelor të Biokimisë në fakultetin Rezonanca në Prishtinë dhe arriti ti përfundojë në kohë dhe me sukses studimet ku dhe mori titullin Bachelor i diplomuar i biokimisë, njëkohësisht po angazhohet për kryerjen e master në po të njëjtën lëmi.
Fillimin e punës e nisi si praktikantë gjatë kryerjes së studimeve në laboratorin e fakultetin ku studionte, ku pas përfundimit të studimeve vazhdoi të punonte si praktikantë në Institutin e Mjekësisë së punës në Gjakovë, menjëherë pas marrjes së licencës vazhdoi të punojë në Laboratorin NDRIÇIMI, ku arriti të perfeksionohet edhe më shumë në lëminë e biokimisë si nga ana teorike po ashtu edhe nga ajo praktike.
Në vitin 2014 nisi ndërtimi i një spitali të ri, edhe pse i ri në moshë udhëhiqi një pjesë të ndërtimit të spitalit me plotë ambicie ku çdo gjë u përfundua me suksese.
Tani është një ndër menaxherët e Spitalit, po ashtu edhe udhëheqës i laboratorit në EUROPEAN CLINIC LAB.
Gjatë këtyre viteve morri pjesë në trajnime dhe kongrese të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si Shqipëri, Itali, Zvicër, Dubai, Greqi të cilat i ndihmuan dhe e motivuan edhe më shumë për ushtrimin e profesionit që bënte dhe gjithashtu e nxitën të pajisej me aparatura të tjera bashkëkohore dhe shume te avancuara, të cilat tashmë janë bërë pjesë e laboratorit dhe kryejnë llojllojshmëri të analizave në lëmi të ndryshme për periudhë të shkurtër kohore.
Synimet e tij nuk do të ndalen me kaq, ku po vazhdon me angazhimin dhe pruarjen e vazhdueshme të teknologjisë së fundit në vendin tonë.