Pacientët për infertilitet
Caktoni termin tani

LOKACIONI

“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë

call

+383 44 216-020

+383 49 216-024

Hapur 24.7

Rezervo terminin

call

+383 43 906-585

+383 44 906-585

Laboratori

Dr. Samile Juniku

Gjinekolog/Obstetër

Mjeke, gjinekologe, magjistër i shkencave.

 

Lindi me 19 Janar të vitit 1949 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, ndërsa të mesmen në Prishtinë, e po ashtu aty edhe u diplomua pranë Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1977. Pas diplomimit filloj specializimin në Degën Gjinekologji – Obstetrikë dhe e përfundoi në 1983 në Universitetin e Zagrebit, e ku më tutje i vijoi edhe studimet posdiplomike. Gjashtë muaj pas përfundimit të specializimit emërohet Shefe e Repartit Gjinekologjik – Obstetrik në Spitalin e Gjakovës. 

Dha kontribut të çmuar gjatë viteve 1991- 1993 pas mbylljes së Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë nga regjimi i atëhershëm serb. Menaxhimi me sukses i kësaj situate ka bërë që Reparti Gjinekologjik në krye me dr. Samile Juniku të marrë Mirënjohje dhe Falënderime të shumta nga të gjitha strukturat shëndetësore. Nga viti 2002 deri në vitin 2007 ka udhëhequr me Spitalin Rajonal “ Isa Grezda” si drejtor ekzekutiv, e ku gjatë kësaj periudhe realizoi edhe shumë projekte.