Pacientët për infertilitet
Caktoni termin tani

LOKACIONI

“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë

call

+383 44 216-020

+383 49 216-024

Hapur 24.7

Rezervo terminin

call

+383 43 906-585

+383 44 906-585

Laboratori

Dr. Luljeta Canhasi

Anesteziolog/Reanimatolog

Dr. Luljeta Canhasi, specialiste e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, ka lindur në Gjakovë. Studimet e mjekësisë i ka përfunduar me sukses në vitin 1999 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërkohë që specializimin e kreu poashtu në Prishtinë dhe pjesërisht në Tiranë, në vitin 2005.

Pas përfundimit të specializimit është punësuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku ndër të tjera ushtroi detyrën e shefit të Repartit të “Kujdesi Intenziv”, pastaj të përgjegjëses për sallat operative: Kirurgji, Gjinekologji, Kirurgji Plastike, Ortopedi, Urologji dhe Otorinolaringologji. Poashtu, gjatë punës së saj të suksesëshme ajo ishte përgjegjëse për Repartin e Kujdesit Intenziv e më pastaj përgjegjëse e anestezionit dhe mjekimit intenziv në Shërbimin Emergjent të Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Vitëve të fundit, Dr. Luljeta Canhasi, është udhëheqëse e anestezionit dhe mjekimit intenziv, si dhe përgjegjëse për Terapinë e Dhëmbjës, në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “European Clinic” në Gjakovë i cili u themelua në vitin 2017. Para kësaj për 6 vite ishte e angazhuar në pozitën e anesteziologes në Spitalin Urologjik MIM në Gjakovë.

Gjatë karrierës së saj, kujdes të posaqëm i ka kushtuar edhe ngritjes profesionale në fushën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, me q’rast ndër të tjera është trajnuar në Klinikën Universitare Gasthuisberg në Leuven të Belgjikës, te prof. Dr. E. Vandermeersch, pastaj trajnimet në Committee for the European Education in Anesthesiology, e shumë të tjera.