fbpx

Pediatria

Shërbimet Nefrologjike Pediatrike

Ofrohen shërbimet Nefrologjike Pediatrike për pacientë prej lindjes, infantët dhe fëmijët deri në 18 vjeç me Diagnostifikim dhe Shërim të:

 

· Infeksionet e traktit urinar

· Proteinat në urinë

· Gjaku në urinë

· Sëmundjet gjenetike të traktit urinar

· Anomalitë e traktit urinar

· Hidronefroza (refluksi vesikouretral dhe nga shkaqet tjera)

· Sëmundjet akute dhe kronike të veshkave (Glomerulonefritet, Nefritet tjera, Sindromi nefrotik, Hipertensioni, Lupus Nefriti)

· Sëmundjet tubulare-tubulopatitë, nefrokalcinoza

· Fshikëza urinare neurogjene

· Çrregullimet e urinimit te fëmijët (incontinencës, lagëjes ditën apo natën)

· Sëmundjet cistike të veshkave

· Spina Bifida

 

Konsultime Nefrologjike

· Prenatal – Paralindjes (Gratë shtatëzënë që bebja në barkun e nënën (intrauterin) është diagnostifikuar me anomali të traktit urinar)

· Sëmundjet kronike të organeve tjera dhe që mund të kenë përfshirje të veshkave si komplikacion i sëmundjes (Diabeti mellitus, anomalitë e zemrës, Fibroza cistike, Skolioza dhe deformitet e boshtit kurrizor, Myelomeningocela, Vaskulitet, Lupus eritematotoz sistemik, sëmundjet tjera sistemike)

 

Metoda e diagnostifikimit dhe trajtimit: me ekzaminim fizikal të detajuar dhe me Ultrazë të sofistikuar diagnostifikohen sëmundjet.

E kemi të rëndësishme që me këshillat që ju keni nevojë, të ju ndihmojmë që ju dhe familja juaj të keni një jetë të shëndoshë dhe aktive.

Vendimet për trajtim të fëmijës me sëmundje të veshkave i marrim në komunikim të ngushtë me prindërit. Qëllimi ynë është që t’i ndihmojmë të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm fizik, social, dhe emocional. Të jetosh me sëmundje kronike të veshkave është sfidë e vërtetë, nganjëherë edhe të ndryshon jetën, për këtë mundohemi të ju japim ndihmën tonë sa më shumë që të jetë e mundur.

 

Për komoditetin tuaj

Ne e kuptojme që vizita te mjeku për fëmijët mund të jetë e vështirë dhe e patejkalueshme. Prandaj ambienti ynë është i këndshëm për fëmijët dhe prindërit që të ju bëjmë qëndrimin sa më të këndshëm, që ju mund të fokusoheni vetëm në shëndetin e fëmijës suaj. Gjithashtu ofrohen edhe shërbimet tjera plotësuese diagnostifikuese si Analiza laboratorike (biokimike, mikrobiologjike) dhe Ultrazëri (Echosonografia).

 

Termini për vizitë caktohet në 044 216 020. Nëse nuk mund të vini në vizitën e caktuar, ju mund ta anuloni terminin tuaj në numrin e njëjtë. Pa termin futen vetëm rastet emergjente që nuk guxojnë të presin.

 

Përpara se të vini, në mënyrë që të merrni më të mirën nga vizita:

· Shkruani pyetjet që ju apo fëmija juaj mund të keni.

· Nëse fëmija është i shqetësuar për vizitën, atëherë konsideroni të vini një ditë më parë në ambientet e klinikës që të familjarizohet me ambientin dhe mjeken. Kjo e ndihmon fëmijën të përgatitet emocionalisht dhe mentalisht për vizitë.

 

Kompletoni dokumentacionin e sëmundjeve së deritanishme. Raportet e konsultave mjekësore, medikamentet nëse është duke përdorë, raportet nga mjeku referues, edukatori, mësuesi.

· Meqenëse informatat nga mjeku mund të jenë të shumta dhe do të duhen dy palë veshë mi ndëgju dhe mi mbajt në mend, atëherë ju lutem që të sillni një person me vete apo të pyesni nëse se keni të qartë. T’i shkruani në fletore që të jeni të sigurt se i keni të qarta udhëzimet. Të vini prapë nëse informatat i keni harruar. Apo na bëni të qartë se si ne mund të ju ndihmojmë. Dhe sigurohuni se keni kuptuar, se kur duhet ta sillni fëmijën tuaj në vizitë kontrolluese.

 

Në Facebook European Clinic do të gjeni informata për fëmijët tuaj.

 

Të rrisësh femijë është puna më e vështirë, por edhe më falënderueshme në Botë