fbpx

Diagnostikimi i kancerit dhe polipeve në qafën e mitrës me kolposkopi

 

 

Në spitalin gjinekologjik “European Clinic Kosova”, bëhet diagnostikimi i qafës së mitrës për qelizat me anomali, përmes procedurës me teknologji të avnacuar të kolposkopisë.

Kolposkopi është një instrument që përdoret nga mjeku gjinekolog për të ekzaminuar më nga afër qafën e mitrës, procedurë kjo që njihet si kolposkopia.

  • Kjo është një procedurë aq e thjeshtë me anë të së cilës mjeku ekzaminon ekzistencën e qelizave anormale në qafën e mitrës. Nëse gjatë ekzaminimit mjeku identifikon zona të dyshimta, atëherë ai mund të marrë material për biopsi, i cili më pas dërgohet për analiza në laborator.

    Kolposkopia është mjaft e rëndësishme sepse ndihmon në diagnostikimin në kohë të:

    – Kancerit të qafës së mitrës qysh në fazat e hershme

    – Ndryshimeve prekanceroze në qafën e mitrës apo vaginë

    – Inflamacion të qafës së mitrës

    – Polipet beinje (jokanceroze)

    – Shkaktarët në rast gjakderdhje apo dhimbje të pashpjegueshme

    Mjeku gjinekolog rekomandon kryerjen e kolposkopisë në rastet kur:

    – Pap testi ka rezultuar me ndryshime jo normale

    – Gjatë ekzaminimit pelvik të pacientes janë vënë re probleme

    – Analiza e HPV ka rezultuar pozitive

    Për termine në European Clinic Kosova kontaktoni në numrin: 044 216 020

CONTACT

WORKING HOURS

PHOTO GALLERY