Lindja dhe fëmija

Lindja dhe fëmija

Shtatzënia është një aventurë e mrekullueshme në jetën e një gruaje. Ajo është gjithashtu një përvojë për ta ndarë me bashkëshortin tuaj dhe me ata që ju rrethojnë. Mirëpo, është e vërtetë edhe ajo se ato nëntë muaj shkaktojnë shqetësime të thella. Por mos harroni se lindja është procesi më i bukur në jetë që mund të ndodhë.
Ju keni zgjedhur për të lindur në European Clinic, për të cilën ne ju falënderojmë. Ekipi ynë i profesionistëve të dëshmuar mjekësor të udhëhequr nga Dr. Aida Kumnova, është aty për të vëzhguar shtatzëninë tuaj, për të ju përgatitë për lindje dhe për rolin tuaj të ri të prindit. Ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për zvogëlimin e stresit tuaj gjatë kësaj periudhe.

Gjatë nëntë muajve, do të bëhen kontrolla të ndryshme me qëllim që të shmangen rreziqet dhe komplikimet: teste klinike, matja e peshës, e shtypjes së gjakut dhe e madhësisë së mitrës, marrja e gjakut, marrja e urinës, dëgjimi i zemrës së foshnjës, etj. Sa i përket ekografisë, ajo mundëson të përcaktohet termi i lindjes dhe të mënjanohet një numër i caktuar i komplikimeve tek foshnja (deformimet trupore, problemi i rritjes). Në fund të shtatzënisë, sipas nevojës mund të kërkohet edhe vlerësimi i madhësisë së foshnjës.

Të gjitha dhomat e qëndrimit janë projektuar posaçërisht për t’ju ofruar një ambient të rehatshëm dhe komoditet të nevojshëm dhe të sigurt gjatë gjithë qëndrimit tuaj.

Prandaj merre trajtimin dhe kujdesin që e meriton në European Clinic. Me përcjellje të vazhdueshme të mjekut, monitorim me CTG dhe motra mami në çdo moment të gatshme për të ju ndihmuar.