Testi i shtatzënisë

Çdo jetë e re lind nga embrioni, i cili është bashkim i bërthamës mashkullore dhe asaj femërore të qelizave seksuale – spermatozoideve dhe vezëve, gjë që pas 24 orëve ndodh fekondimi. Gjatë dy apo tri ditëve në vazhdim, veza e fekonduar kalon nga vezorja në mitër dhe aty fillon të zhvillohet. Pastaj mbështjellësi sipërfaqësor i vezores ndahet dhe krijohet placenta, e cila tajit hormonin placentor.

Nëse cikli menstrual i juaji është vonuar, ju mund të jeni shtatzënë. Mund të bëni një test shtatzënie për të parë nëse jeni shtatzënë.

Ka 2 lloje teste të shtatzënisë: Test nëpërmjet urinës dhe Test nëpërmjet gjakut.

Mënyra më e lehtë për të përcaktuar shtatzëninë herët është nëpërmjet testit të urinës. Ju mund ta blini këtë në Farmaci dhe shumë lehtë për tu bërë vetë në kushtet e shtëpisë.

Bëni testin në mënyrën e mëposhtme:

Fokusi është krahun midis këmbëve të gruas. Ju mund të urinoni direkt në filtrin e testit të shtatzënisë. Ose mund të mbani filtrin e testit të shtatzënisë në një enë të pastër me pak nga urina juaj.

Vendoseni testin poshtë horizontalisht. Pritni rreth 5 minuta për rezultatin. Ai do të shfaqet në ekranin e testit.

Në test pozitiv do të shfaqen dy vija të kuqe. Në disa raste vija e shfaqur tek shkronja T mund të jetë tepër e zbehtë. Ky interpretohet si një rezultat pozitiv, por duke qenë se përqendrimi i hormonit të shtatzënisë beta HCG është i ulët vija shfaqet e tillë ( e cila përkon me fillimin e hershëm të shtatzënisë).

Testet që ne blejmë në farmaci janë teste urinare që arrijnë të përcaktojnë sasinë e hormonit HCG (i cili nuk ekziston tek një femër jo shtatzëne). Ky test ka në përmbajtjen e tij disa antitrupa që reagojnë në prani të hormonit HCG të shtatzënisë. Sasia më e lartë e hormonit HCG është në javën e 7 -12 të shtatzënisë. Më pas sasia e këtij hormoni ulet dhe pikërisht për ketë fillojnë të rrallohen dhe të vjellat pas javës së 12 të shtatzënisë. Me pas sasia e hormoneve stabilizohet

Për të marrë një rezultat të besueshëm të një test shtatzënie, duhet të bëni një test nëpërmjet gjakut. Mjeku bën një test për të konfirmuar shtatzëninë duke marrë pak gjak.

Testi nëpërmjet gjakut është më i saktë dhe gjithashtu raporton shumën e saktë të HCG në gjak, duke treguar datën e konceptimit. Besueshmëria e testit të shtatzënisë në gjak është 100%. Ju e merrni rezultatin brenda pak orësh.

Kontakti

Lokacioni

Gjakovë – Kosovë

Adresa “Mic Sokoli”

(100m afër spital rajonal 

“Isa Grezda”)

Klinika: 

+383 44 216-020 / +383 48 216-020

Laboratori: 

+383 43 90 65 85 /+383 44 90 65 85

Email: info@europeanclinic-ks.com​

Orari i punës

Monday – Sunday 24h