Pacientët për infertilitet
Caktoni termin tani

LOKACIONI

“Mic Sokoli” (100 m afer spitalit rajonal “Isa Grezda”) Gjakovë – Kosovë

call

+383 44 216-020

+383 49 216-024

Hapur 24.7

Rezervo terminin

call

+383 43 906-585

+383 44 906-585

Laboratori

Teknika e diagnostifikimit të Refluksit Vesicouretral me ndihmën e ultrazërit të përforcuar me kontrast

Tani për herë të parë edhe në Kosovë!

Refluksi vesikoureteral është anomali e traktit urinar dhe lajmërohet në >1% të rasteve. Paraqet kthimin e urinës nga fshikëza e urinës në veshkë, duke shkaktuar dëmtim të shkallës së ndryshme të veshkave. Gjendet në 30%-50% të fëmijëve që prezantojnë me infeksionin e parë urinar.

Vëllezërit dhe motrat e pacientëve që kanë qenë të diagnostifikuar me Refluks Vesicouretral
mund të kenë Refluks gjithashtu në 27.4% të rasteve.

Mundësia e diagnostifikimit të refluksit me ndihmë të Kontrastit dhe ultrazërit ështe metodë e re dhe moderne që aplikohet në botë në institucionet më të avansuara mjekësore nefrologjike. Tani aplikohet për herë të parë edhe në Kosovë. Është metodë shumë më e saktë: ka senzitivitet dhe specicificitet 100%. Krahasuar me metodat e deritanishme të cilat arrijnë në vetëm 85%.

Kontrasti përbëhet prej fruskave te gazit pa rrezatim dhe pa efekt te tejndieshmerisë.

Gjatë këasj procedure nuk ka fare ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm për fëmijët. Nëse krahasohet me metodat tradicionale të deritanishme që janë: Cisturografia mikcionale (me fluoroskopi rreze Rtg X) tradicionale e përdorur deri tani, ka rrezatim 16 herë më të fortë se sa një Rtg i zakonshëm. Dhe cistografia radionukleotide – që bëhet me Izotope radioaktive, që ka rrezatim 8 here më të fortë se Rtg i zakonshëm. 

Me ultrazë bëhet ekzaminim në kohë reale: me vlerësim të vazhdueshëm te fazës së mbushjes dhe me vlerësim edhe të fazës së urinimit; ndërsa me metodën e deritanishme tradicionale bëhet me regjistrim intermitent-të ndërprerë dhe të rastit dhe mund të na shpëton pa regjistruar pjesë të rëndësishme të procesit te mbushjes apo urinimit; (Wong et al 2008 European Jour Pediatric, Darge et al 2014, Pediat Radiol). 

Gjatë urinimit rritet shtypja në fshikëz urinare dhe atëherë detektohen edhe 30 % të rasteve të Refluksit, do të thotë se me ultrazë nuk mund të shpëtojnë pa u diagnostifikuar, këto raste që me metodë tradicionale mund të ndodhë.

Përveç që na konfirmon diagnozën e refluksit vesikoureteral, gjithashtu përdoret për diferencimin e natyrës së hidronephrosës: obstructive apo refluksive si dhe kjo metodë eliminon edhe patologjitë tjera obstruktive apo joobstruktive të uretrës si dhe vlerësimin e formave normale, të gjitha me ultrazë me kualitet të lartë të imazheve.

E gjithë procedura zgjatë 15-30 min; Realizohet me vendosje të katetrit urinar.

 

Nuk ka komplikacione gjatë procedurës.

Kur duhet ta kërkojmë dhe indikacionet cilat janë:

 

  • Infeksionet urinare
  • Hidronefroza
  • Cikatrikset në parenkimë të veshkës
  • Malformimet e traktit urinar
  • Shenjat echosonografike të prezencës së refluksit vesikouretreal
  • Anomalite e traktit urinar me sistem duplex
  • Infeksionet me bakterie tjera (jo E coli)
  • Infeksionet e përsëritura të traktit urinar
  • Hidronefroza e detektuar intrauterin (gjatë shtatëzanisë)
  • Përcjellje e përmisimit të refluksit vesikouretral
  • Dyshimet për anomali të uretrës
  • Aplikohet edhe në rastet me pamjaftueshmëri të veshkës

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që te fëmijët që kanë anomali traktit urinar
ekazaminimi mund të planifikohet menjeherë pas lindjes për eliminim të refluksit vesikoureteral.

Ndërsa, për eliminim të refluksit vesiouretral për të gjithë femijët e moshës 2 muaj deri ne 24
muaj që kanë infeksion të traktit urinar. Mënyra e ekazaminimit nuk është specifikuar. Duke
pasur parasysh dozën e rrezatimit me flouroskopi në ekzaminimet me Cisturografi mikcionale, atëherë ekzaminimi me ultrazë me kontrast është më i rekomanduar. Iniciativa e “Alliance for Radiation Safety in Pediatric Imaging” gjithashtu rekomandon sa më pak ekspozim ndaj rrezatimit për fëmijët.

Deri tani prindërit që nuk kanë dëshiruar të rrezatojnë fëmijet e tyre me rreze të rrezikshme të rentgenit, kanë udhëtuar jashtë Kosovës ta realizuar këtë metodë.

Procedura Urosonografisë Mikcionale me kontrast përfshin:

1. Diagnostifikimi i pranisë së Refluksit vesicouretral
2. Konsultimi nefrologjik nga Pediatri Nefrolog

Kontakti

Lokacioni

Gjakovë – Kosovë

Adresa “Mic Sokoli”

(100m afër spital rajonal 

“Isa Grezda”)

Klinika: 

+383 44 216-020 / +383 48 216-020

Laboratori: 

+383 43 90 65 85 /+383 44 90 65 85

Email: info@europeanclinic-ks.com​

Orari i punës

Monday – Sunday 24h