fbpx

Laboratori

Laboratori Biokimik-Hematologjik “Ndriçimi” lindi nga njëdëshirë që të kemi institucion shëndetësor jo-publik me standartet më të larta të mundshme.
Dr. Arbërore Koshi filloi këtë inicativë në vitin 2006, menjëherë pas përfundimit të specializimit në lëmin e Biokimisë Klinike dhe themelon Laboratorin Ndriçimi, institucion shëndetësor jo-publik që operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe që prej fillimeve të tij realizon një spektër të gjerë analizash analizave.

Në vitin 2007 Laboratori zgjerohet me hapësira dhe paisje të reja të kohës. Që nga fillimet e saja, është  përkushtuar në dhënien e shërbimeve të larta profesionale dhe cilësore në lëmine e diagnostikimit laboratorik mjekësor, me të vetmin qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit të pacientit dhe ngritjen e nivelit shëndetësor.

 

Natyrisht përgjatë viteve mënyra e kryerjes së analizave është zhvilluar. Sot gjithçka është ndryshe, që nga instrumentet gjithmonë e më të sofistikuara të personelit gjithmonë më shumë të përgatitur nga ana teknike.

Në vitin 2016 filloi një kapitull i ri i quajtur “European Clinic” një bashkim me ordinancën gjinekologjike obstetrike “Arba” e udhëhequr nga Dr. Aida Kumnova. Spitali European Clinic, në të cilën do të ofronin shërbime të kompletuara të nevojshme për pacientët.

 

Laboratori  është gjithmonë në hap me trendet e reja botërore të mjeksisë dhe çdo ditë synon në pëmbushjen e kërkesave dhe në zgjërimin e spektrit të shërbimeve me të vetmin qëllim për realizimin e nevojave të pacienteve tanë.
Laboratori ynë çdo herë i cili eshte i pajisur me aparaturat e fjalës së fundit të shkencës, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të mjeksisë moderne. Në qoftë se në fillim në listë kishim vetëm 20 analiza për të kryer, sot i kalojmë 500 të tilla.

 

 

European Clinic Lab është lider në fushën e saj të veprimit.
Me kuadro me përvojë dhe që posedojnë vlera të larta profesionale dhe etike, European Clinic Lab është gjithmonë në hap me trendet e reja botërore të mjeksisë dhe çdo ditë synon në pëmbushjen e kërkesave dhe në zgjërimin e spektrit të shërbimeve me të vetmin qëllim për realizimin e nevojave të pacienteve tanë.


Parimet bazë të laboratorit tonë janë: efikasiteti, korrektësia, dhe dhënia e rezultateve në mënyrë konfidenciale. Në punën tonë, kontrolli i përditshëm i cilësisë është me rëndësi primare, prandaj çdo ditë para së të fillojmë me analizat e materialeve të pacientëve, të gjitha aparatet në laborator kontrollohen dhe kalibrohen.

Stafi i laboratorit European Clinic Lab numëron dy specialistë të biokimisë, dy bachelor të biokimisë, dy biologe aplikative dhe tetë teknikë laborantë.