fbpx

Endoskopia

Kirurgjia endoskopike e njohur si kirurgji e mbyllur është një metodë që mundëson vlerësimin e organeve brenda mitrës ose brendësinë e saj pa ose me prerje të vogla. Kirurgjia endoskopike ofron disa avantazhe në krahasim me një operacion të hapur. Pacientët ndjejnë pak dhimbje dhe mund të kthehen në shtëpi menjëherë pas operacionit. 

European Clinic me përvojën, teknologjinë dhe aparaturat e fjalës së fundit, ofron asistencë mjekësore të specializuar, duke trajtuar me sukses të gjitha llojet e patologjive gjinekologjike,  nga ato më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat

 LAPAROSKOPIA

Laparoskopia është një teknikë kirurgjikale mini-invazive që realizohet me anë të hapjeve të vogla në abdomen, përmes të cilave vendosen instrumentet e caktuara që mundësojnë pamje të organeve, si dhe realizimin e operacioneve të caktuara.Të parët që kanë filluar aplikimin e Laparoskopisë si metodë operative minimale invazive janë gjinekologët.

Përparësitë e Laparaskopisë janë se pacienti në vend se të ketë një varrë të madhe në abdomen (qoftë prerje për së gjati të abdomenit-të sëmundjet malinje, prej fundbarkut deri disa cm mbi kërthizë), ka vetëm disa vrima, deri max 10 mm. Kjo rezulton në shërim të shpejtë dhe ulje të kohës së qëndrimit në spital (hospitalizimit).

Laparoskopia paraqet, në të vërtet, një formë të kirurgjisë invazive minimale ku me futjen e të ashtuquajturit Laparoskop (një shkop me dritë dhe kamerë të vogël) mundësohet shikimi i organeve të brendshme të organizmit (laparaskopi diagnostikuese) dhe kryerja e një sërë operacionesh (laparaskopi operative) për të cilat më parë është dashtë të bëhet hapja e murit të barkut.

Laparoskopia ka një gamë të gjerë të aplikimeve. Në sajë të avantazheve  që ofron për pacientët dhe në sajë të aspektit praktik, kjo teknikë shndërrohet në një procedurë normale për shumë indikacione në kirurgjinë gjinekologjike. Në sajë të laparoskopisë kemi një zvogëlim të traumatizmit parietal dhe stabilitet të forcës imunitare dhe e gjithë kjo zvogëlon rrezikun nga komplikimet infektive dhe dispersionin tumoral.

Laparoskopia mund të përdoret për diagnozë, trajtim ose për të dyja qëllimet njëkohësisht. Një laparoskopi mund të fillojë si diagnostike dhe të përfundojë në terapeutike.

Përmes mini-instrumenteve mjeku mund të kryejë një mori rastesh:

  • Në diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit
  • Në trajtimin e Endometriozës
  • Në rastet kur tubat fallopiane të bllokuara duhet të rihapen
  • Në trajtimin e fibriozës së mitrës
  • Në trajtimin e cistës në vezore
  • Në rastet e shtatëzanisë ektopike (jashtë mitrës)
  • Në procedurat e sterilitetit (duke mbyllur tubat fallopiane si një formë të përhershme të kontrollit të lindjes)
  • Në procedurat e histerektomisë (heqja e mitrës)
  • Në trajtimin e problemeve të legenit si prolapsi i mitrës, mosmbajtja e urinës, prolapsi i fshikëzës, prolapsi vaginal, dhimbja kronike.

Pas përfundimit të laparoskopisë, koha e rikuperimit dhe shërimit mund të variojë në varësi të llojit të ndërhyrjes së kryer. Zakonisht koha se kur ju mund të ktheheni në shtëpi varion nga disa orë pas procedurës deri në 48 orë pas procedurës. Në çdo rast, rikuperimi pas laparoskopisë është shumë më i shpejtë se sa në rastin e kirurgjisë së hapur

HISTEROSKOPIA

 

Histeroskopia është procedurë operative endoskopike që i lejon mjekut tuaj të arrijë qasje tek brendësia e hapësirës së mitrës në mënyrë që të diagnostikojë (zbulojë) ose edhe të trajtojë një patologji të mitrës. Kjo proçedurë realizohet me ndihmën e Histeroskopit, që  është një endoskop  hollë i pajisur me një kamera të inkorporuar (instaluar në të). 

 

Pamja e përftuar nga kamera e histeroskopit projektohet në një ekran video, duke i dhënë mundësi mjekut të shoh brendësinë e kavitetit të mitrës dhe pamje të cilat lejojnë mjekun që të kryejë edhe ndërhyrje kirurgjikale, kjo me ndihmën e instrumentave që instalohen në histeroskop, në rastet kur, gjatë këtij ekzaminimit, vëren anomali të caktuara.

Arsyet se përse mund ti nënshtroheni një histeroskopie janë:

 

  • menstruacione me gjakderdhje të shtuara
  • dhimbje pelvike
  • aborte të përsëritura
  • vështirësi për të mbetur shtatzënë
  • gjakderdhje e pazakontë vaginale

Koha më e përshtatshme për të realizuar Histeroskopinë është një javë pas ciklit menstrual sepse në këtë periudhe i jep pamjen më të mirë mjekut që të ketë qasje brenda mitrës.

 

Histeroskopia përdoret për të diagnostikuar fibromyoma submukoze, polipet, anomali uterine si septum uterin apo siniechi si dhe për të bërë ndërhyrje nëse do të jetë e nevojshme.

Arsyeja më e shpeshtë për kryerjen e histeroskopise është përcaktimi i shkakut të hemorragjisë vaginale të shtuar ose të çrregullt. Mjeku juaj mund ta përdorë gjithashtu histeroskopinë për të zbuluar shkakun e infertilitetit apo të aborteve të përsëritura. Histeroskopia mund të zbulojë dhe ndonjëherë të trajtojë menjëherë disa lloje çrregullimesh, shumica e të cilave kanë natyre beninje ku përfshihen:

  • Heqje të polipeve endometriale
  • Heqje të miomave submukoze dhe atyre intrakavitare
  • Korrigjim të anomalive të lindura të mitrës si septumi uterin apo kaviteti uterin i vogël
  • Lokalizim dhe heqje të steriletit (kontraceptiv mekanik)
  • Heqje të aderencave

Koha e realizimit të procedurës Histeroskopike mundet me qenë prej 5 minuta deri në 1 orë. Gjatësia e kohës së operimit varet nga procedura a është diagnostike apo operative apo nëse bëhet edhe laparaskopia në të njëjtën kohë si metodë shtesë e intervenimit por në përgjithësi kjo metodë merr kohë më pak se çdo metodë tjetër operative.
Histeroskopia konsiderohet intervenim i lehtë kirurgjik i cili zakonisht nuk kërkon hospitalizim por në raste të veçanta si reaksionet ndaj anestezionit rekomandohet qëndrimi një natë.

 

 

MORCELATORI HISTEROSKOPIK

Kirurgjia histeroskopike është trajtimi aktual standard i artë për disa lloje të patologjive intrauterine, përfshirë miomat submukoze.

 

Largimi i miomeve të mëdha submukoze, janë një sfidë e veçantë e operatorit histereskopike. Gjatë e përdorimit të resectoscopit, janë përdorur mediume të cilat gjatë operimit me rescetosocp përmes sinuseve që janë krijuar nga miomet ka hyrë në qarkullim të gjakut një sasi e konsiderueshme e fluidit. I cili ka qenë i lejuar me sasi të limituar të hyje në organizëm prandaj shpesh shprehet edhe rrezik për gruan.

 

Përmirësimi progresiv i instrumenteve histeroskopike dhe standardizimi i teknikave lejoi menaxhimin e mundshëm dhe të përditshëm të miomave submukoze.

Morcelatori histeroscopik është një procedurë alternative ndaj resectoscopit histeroskopik për heqjen e polipeve dhe miomave endometriale.

 

 

Ajo përdor një qasje mekanike për të hequr dhe hequr indin njëkohësisht dhe mund të heqin polipet ose fibromat me madhësi deri në 5 cm. Ata kanë një hyrje të vazhdueshme dhe një trakt dalës që kap indet e prera në një kuti. Ato mund të përdoren gjithashtu për ngjitjen dhe për heqjen e produkteve të mbajtura të konceptimit.

 

Morcelatori histeroscopik komplet i eliminon nevojat e eltrokirurgjis, është proceduar shumë më e lehtë dhe më e sigurt. Gjatë intervenimit kemi një fushë shumë të pastër të shikimit në hyrje dhe dalje të lëngut, është e rregulluar me pompë e cila e pastron fushën visive. Me ketë metodë mund të hiqen edhe miomat më në thellësi të kavitetit të mitrës.

 

Në European Clinic është realizuar inetrvenimi i parë në Kosovë me sistemin truclear morcelator (hyetsrosocpy) me sukese! me sukese!