Trajtimi i infertilitetit

Infertiliteti bashkëshortor

Trajtimi i infertilitetit

Një pjesë e mirë e çifteve gjatë momentit të planifikimit familjar hasin me një problem mjaft serioz, infertiliteti bashkëshortor.

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të konceptuar një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të rregullta bashkëshortore për të paktën një vit rresht. Në Kosovë nuk ka statistika të sakta, por të dhënat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , thonë se rreth 10 – 15 % e çifteve vuajnë sot nga infertiliteti.

Nëse edhe pas një viti të marrëdhënieve të rregullta seksuale çifti nuk arrin të realizojë shtatzëninë, ata duhet të kontaktojnë mjekun me qëllim të vendosjes së diagnozës. Ky është gjithashtu hapi i parë në trajtimin e sterilitetit. Nëse diagnoza nuk është e plotë, komprometohen të gjitha procedurat pasuese të trajtimit.

Ekzaminimi i të dy partnerëve është i domosdoshëm. Është e detyrueshme të bëhet diagnostikimi i burrit dhe gruas për shkak të një përqindje në rritje të sterilitetit të dyanshëm. Meqenëse sistemi reproduktiv i njeriut është shumë i komplikuar, testet mund të zgjasin disa muaj dhe kërkojnë durim. Pas përfundimit të ekzaminimit të plotë, koordinohet terapia për të dy partnerët.

Në shoqëri ku u jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra e vonojnë lindjen e fëmijve deri në të 30-tat ose më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar dhe një risk më të madh për aborte.

Në gra më të mëdha se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 4-6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së rezervës ovariane.

 

Ekzaminimet themelore, me të cilat synojmë të zbulojmë shkakun e infertilitetit tek të dy partnerët, janë:

  •           Testi postkoital – testimi i vitalitetit dhe lëvizshmërisë së spermatozoidëve në mukusin e qafës së mitrës së gruas, p.sh aftësia e tyre për të    mbijetuar dhe depërtuar përmes mukusit të qafës së mitrës dhe për të hyrë në zgavrën e mitrës.
  •          Testet mikrobiologjike – bakteriet, klamidiat, mikoplazma dhe ureaplasmat;
  •          Testimi i statusit të hormoneve;
  •          Ekzaminimi i bazës gjenetike – testimi i numrit dhe strukturës së kromozomeve, si dhe ndryshimet në kromozomet seksuale që shpesh shoqërohen me pjellorinë e reduktuar;
  •         Testet histopatologjike – biopsia.

Infertiliteti Femëror

Diagnoza e infertilitetit në femra fillon me një vështrim të përgjithshëm, i cili përfshin kryesisht një ekzaminim gjinekologjik të përgjithshëm, dhe pastaj një histori të sëmundjes dhe çështjet që lidhen me ciklin menstrual, shprehitë seksuale dhe medikamentet që përdorin gratë.
Nëse një grua ka cikle menstruale që zgjasin më shumë se një muaj ose mungojnë ndonjëherë, atëherë mund të thuhet me siguri se ajo ka një ovulim të rrallë.

 

Shkaqet e zakonshme të ovulacionit të rrallë janë: stresi, çrregullimet ushqyese (anorexia nervosa, bulimia), tendosja e tepruar fizike, humbja e përnjëhershme e peshës, keq ushqyerja, obeziteti.

Çrregullimet hormonale mund të ngadalësojnë ose pengojnë plotësisht maturimin dhe lëshimin e qelizës vezë, duke shkaktuar menstruacione të parregullta. Simptomat që mund të tregojnë ekzistencën e çrregullimeve hormonale përfshijnë: një shtim ose humbje të papritur në peshën trupore, lodhje të vazhdueshme, prevalenca e rritur e kequshqyerjes, humbje të flokëve, akne, dhimbje në legenin e vogël për shkak të ekzistimit të cisteve ovariane.

 

Simptomat e polipeve ose tumoreve fibroide mund të jenë të bollshme dhe gjakderdhje të zgjatura menstruale, dhimbje në pelvikun e vogël dhe zgjerim të mitrës.


Çrregullimet e formës së mitrës dhe çrregullimet e zgavrës së mitrës pengojnë ngjitjen e embrionit dhe zhvillimin normal të fetusit, kështu që ato mund të jenë shkak i mungesës së shtatzënisë dhe humbjes së fetusit.

Vlerësimi i funksioneve të vezorit, gjendja e vezë përçuesve dhe mitrës është e mundur të bëhet me mënyra të ndryshme. Ultrazëri është metoda më e përshtatshme, e lirë, joinvazive dhe mjaft e besueshme.

 

Ekzaminimi me ultrazë kryhet në ciklin e dytë ose të tretë të menstruacioneve dhe në të njëjtën ditë jepet gjaku për vlerësimin e hormoneve femërore. Në kuadër të statusit hormonal testohen hormonet e gjëndrrës tireoide dhe mbiveshkore. Përmes ultrazërit përcillet rritja, pjekja dhe çarja e folikulave (ovulacioni).

 

Gjendja e vezë përçuesit vlerësohet me ekzaminim ultrasonografik gjinekologjik, histerosalpingografi (HSG) ku futet përmbajtja e lëngët në mitër dhe përmes rëndgenit përcaktohet nëse lëngu ka arritur deri te vezë përçuesi.

Është e mundur të përcaktohet nëse ekziston bllokada e vezë përçuesit dhe në cilin vend ndodhet ajo. Me laparoskopi mund të përcaktohet nëse ekziston endometrioza ose cikatriksi, si dhe defekte të mitrës dhe vezë përçuesit.
Gjendja e mitrës vlerësohet me anë të ekzaminimit ultrazërit, ku mirren parasysh karakteristikat e mukozës së mitrës), HSG, histeroskopia dhe laparoskopia.

European Clinic ju ofron mundësitë më të mira bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e problemeve të infertilitetit bashkëshortor. Ajo është e përgatitur për ti asistuar si grave ashtu dhe burrave që paraqesin probleme të infertilitetit dhe që dëshirojnë të kenë fëmijë. Stafi i Klinikës është i specializuar në të gjitha aspektet e endokrinologjisë së riprodhimit, endometriozës, fibromave uterine, problemeve të ovulacionit, patologjive tubare dhe problemeve tjera të infertilitetit. Klinika disponon procedurat dhe teknologjitë më të avancuara të kohës, për të realizuar një shtatzëni si me rrugë normale, ashtu dhe nëpërmjet teknikave të riprodhimit të asistuar..

Inseminimi Intra-Uterinë IUI

Kjo është metodë e trajtimit të infertilitetit, e cila aplikohet tek çiftet që nuk kanë ardhur deri tek shtatzënia. Përkundër marrëdhënieve të rregullta seksuale si dhe përcjelljes së ovulacionit për më së paku 3 muaj nga ana e specialistit për infertilitet.

Për të kryer IUI mashkulli duhet në spermogramin e tij të ketë së paku 5 miljon spermatozoide kurse femra duhet të ketë ovulacion. Tek femrat është e rëndësishme që tubat e falopit të jenë të hapur dhe të shëndetshëm. Kjo zakonisht përcaktohet (kontrollohet) nëpërmjet analizave se tubave fallopian. Tek tacientët të cilët kanë problem me spermogram këshillohen që të bëjnë IUI para se të fillojnë proceduat tjera të IVF.

Nëse IUI konsiderohet i përshtatshëm, nëna e ardhshme ekzaminohet nga mjeku në ditën e tretë të menstruacioneve të saj. Në këtë ekzaminim, vlerësohet gjendja e vezoreve dhe, nëse është e nevojshme, përdoret mjekimi për të stimuluar vezoret. Nëse situata është e përshtatshme për fekondim, jepet një injeksion nën lëkurë dhe fillon procesi IUI. Mostra e spermës së mbledhur nga babai shqyrtohet në laborator. Spermatozoidët e cilësisë më të lartë që kanë më shumë gjasa të rezultojnë në shtatzëni përzgjidhen dhe transferohen në mitër me ndihmën e një kateteri.

 
Inseminimi intrauterin IUI

Procedura e inseminimit nuk është procedure e dhimbshme apo e rrezikshme. Ajo zgjat vetëm disa minuta. Pacientes që shtrihet në pozicion të njëjtë me kontrollin gjinekologjik, i kryhet procedura pa patur nevojë për anestezi totale. Preferohet kryesisht te infertiliteti mashkullor, më saktë te rastet kur kemi të bëjmë me zvogëlimin e numrit të spermatozoideve. Nuk preferohet të kryhet kur ky numër është më i vogël se 500 mije/cc, përderisa suksesi është më i madh kur numri i spermatozoideve është > 3 milion/cc.

Prisni dy javë para se të bëni një test shtatzënie në shtëpi. Testimi shumë shpejt mund të prodhojë një rezultat që është fals. Nëse procedura nuk rezulton në shtatzëni, mund të provoni përsëri IUI para se të shkoni në trajtime të tjera të fertilitetit. Ky lloj intervenimi mund të bëhet 3 deri në 6 herë.

In Vitro Fertilization-IVF

Me termin “Fekondim In-Vitro” ne nënkuptojmë një gamë të gjerë teknikash të cilat kanë si qëllim të ndihmojnë çiftet infertile për të pasur një fëmijë.
IVF nënkupton bashkimi i qelizës vezë dhe spermatozoideve për të siguruar kombinim të genomit d.m.th. formimi i embrionit në laborator.

Që prej vitit 1978 kur Louise Brown, fëmija i parë me fekondim in vitro , lindi në Angli. Sot janë me miliona çifte kanë arritur të realizojnë ëndrrën e tyre.

Kjo është procedurë në të cilën qeliza vezë fekondohet (fertilizohet) me spermatozoidin jashtë trupit të gruas në kushte laboratorike (in vitro). IVF është metodë e zgjedhjes gjatë sëmundjes së vezë përçuesve, si dhe gjatë numrit të zvogëluar ose kualitetit të dobët të spermatozoideve në lëngun spermatik. IVF aplikohet kur metodat tjera për të mbetur shtatzënë gruaja janë shterur.
Fekondimi in vitro ka aftësi diagnostikuese të pashoq në natyrë si dhe në metodat e tjera që vlerësojnë ose trajtojnë infertilitetin. Në rrethana ideale ekziston një shans prej 70% që çdonjëra vezë të fertilizohet në laborator.

Çifti duhet t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve paraprake duke filluar që nga ekzaminimet e thjeshta, si: ekografia, vlerësimi i funksionit hormonal, niveli i spermogramës tek partneri mashkull etj.

Me termin “Fekondim In-Vitro” ne nënkuptojmë një gamë të gjerë teknikash të cilat kanë si qëllim të ndihmojnë çiftet infertile për të pasur një fëmijë

Mjeku specialist i jep gruas mjekime që të prodhojë më shumë vezë. Kur kemi të gjitha kushtet të tilla që tregojnë se vezët janë gati, ato nxirren jashtë trupit të gruas me anë të një ndërhyrje mini-invazive. Këto vezë së bashku me spermatozoidet e marra nga sperma e mashkullit, bashkohen në laborator në mënyrë që të krijohen embrione. Pas 3-5 ditëve, që është edhe koha e duhur për formimin dhe rritjen e embrioneve në laborator, një numër i caktuar këtyre embrioneve transferohen më pas në mitrën e gruas gati për të konceptuar një shtatzëni.

 

Klinika jonë e fekondimit përdor standarde evropiane për të garantuar sigurinë maksimale për pacientët tanë. Do të ndiqeni gjatë gjithë procesit nga mjekët tanë të kualifikuar dhe shtatzënia do të monitorohet në të gjitha fazat.

ICSI

Çdo metodë e teknologjive riprodhuese të asistuara japin shpresë për shumë çifte të lindur një fëmijë!
Injektimi intracitoplazmatik i spermës (ICSI) është një teknikë në të cilën një spermatozoid i vetëm injektohet në qendër të vezës. Metoda ICSI është metodë e cila bëhet me mikroskop të cilët janë te specializuar për ICSI dhe nga embriologët e specializuar për ketë metodë.

Gjate ICSI embriologu zgjedh një spermatozoid të përshtatshëm për injektim në veze. Në këtë mënyrë vezët e mira ose të këqija mund të fertilizohen edhe nga sperma e dobët. Në rastet e azoospermisë obstructive, sperma merret nga testikujt me operacion.

Injektimi intracitoplazmatik i spermës (ICSI) është një teknikë në të cilën një spermatozoid i vetëm injektohet në qendër të vezës

 

Në mikroskop vendoset qeliza ve e gruas në njërën anë, kurse në anën tjetër të gjilpërës së mikroskopitë është i vendosur spermatozoidi i cili injektohet në qelizë. Pastaj është qeliza e fekonduar dhe dërgohet në inkubatorë special dhe përcillet rezultati i zhvillimit të embrionit çdo ditë.

Në ditët e sotme, kjo është metoda më e favorizuar e fertilizimit në botë për të gjitha llojet e IVF-së, edhe pse është zhvilluar për trajtimin e infertilitetit mashkullor. Norma e fekondimit varet nga gjendja e qelizave riprodhuese tek të dy partnerët (ndoshta një prej tyre mbart një anomali gjenetike), si dhe nga embriologu i kualifikuar që kryen procedurën. Nëse fekondimi ka ndodhur, probabiliteti që e qelizave sapoformuara do të zhvillojë një embrion të shëndetshëm është 90%.

Në shumë raste, suksesi varet nga forca e besimit në veten tuaj dhe rezultatin e pritur! Në çdo situatë të besojnë në rezultatet dhe suksesi është i garantuar!