“Ka lindje para kohe, por shfaqen edhe anomali të lindura, të cilat përndryshe nuk do të ishin shfaqur. Gjithashtu ka disa hulumtime që tregojnë se ka ngecje dhe në rritje në lartësi deri në 1.40 cm te fëmijët deri në moshën 7 vjeç. Lajmërimi i sëmundjeve kronike dhe zhvillimi i sëmundjeve kronike te fëmijët ndikon në ngecjen në rritje dhe në zhvillim”, thotë ajo.
Dr. Stavileci, për fushatën “Le të flasim për ajrin” inicuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, ka folur edhe për zhvillimi neurologjik të trurit që varet shumë nga cilësia e ajrit dhe sipas mjekes, ka gjetje që në zhvillimin psikik dhe në atë motorik ndikon direkt ajri i ndotur.
“Cilësia e ajrit, gjithashtu ndikon edhe në testet e njohurive, ndikon në testet kognitive, ndikon në lajmërimin e çrregullimit të sjelljeve, siç janë autizmi, çrregullimi i spektrit të autizmit, hiperaktiviteti, deficiti i vëmendjes. Është gjetur se disa hulumtime tregojnë ngecje në testet e arritshmërisë te fëmijët në ditët në të cilën cilësia e ajrit ka qenë shumë e ulët, ku grimcat 2,5 mikron kanë qenë në nivel shumë të lartë” .
Stavileci për BB Green tha se: “Duke pas parasysh se fëmijët janë të vegjël dhe gjatë gjithë jetës së tyre do t’i ekspozohen ajrit të ndotur, zhvillimi i tyre varet direkt nga cilësia e ajrit”.