Mjeku që mbi gjithçka ka vënë humanizimin

– Tryezë Shkencore organizuar nga Shoqata e Intelektualëve ,,Jakova”

Salla Solemne e Pallatit të kulturës ,,Asim Vokshi në Gjakovë u mbush plot. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe sepse personazh kryesor do të ishte Dr.Ali Iljazi ,e kur ai flet normalisht vëmendja dhe interesimi do të jenë në maksimum.Duke respektuar masat e pandemisë,auditori pati rastin të dëgjojë një ligjëratë tejet të qëlluar në Tryezën Tematike të titulluar,,Si ta kultivojmë qartësinë intelektuale”,referues I së cilës ishte Primarius Dr.Ali Iljazi e që ,si zakonisht ,këto ngjarje organizohen nga Shoqata e Intelektualëve ,,Jakova “në Gjakovë.

Prof .Dr .Ruzhdi Sefa I cili ishte në krye të këtij organizimi fare në fillim u shpreh :,,Studimi/ hulumtimi i UNDP i titulluar “PULSI PUBLIK” (2020) ofron të dhëna mbi qëndrimet e popullit të Kosovës ndaj votimit, të dhëna mbi ndikimin e COVID-19 në mirëqenien ekonomike, shëndetin fizik dhe shëndetin mendor të të anketuarve, si dhe për kënaqshmërinë e tyre me masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.Sipas rezultateve të studimit problemet kyçe sipas hulumtimit janë: papunësia(30.9%) dhe varfëria (20.6%) ndërsa arsimi (2.4%) dhe Sjellje anti-sociale (bixhozi,prostitucioin, droga, alkoolizmi dhe trafikimi I qenieve njerëzore) vetëm 0.8% 

A nuk janë këto të dhëna tepër brengosse!? Ose mua nuk më ka rastis ose (që është më afër mendsh) nuk janë diskutuar asnjë prej këtyre e shumë materialeve hulumtuese e studimeve për ne, për popullin e për shtetin tonë. 

Dhe ajo që na imponohet vetëvetiu: Ku janë intelektualët dhe cili duhet të jetë roli i tyre! Intelektualët nuk janë të përqëndruar në të SOTMEN dhe nuk po punojnë dhe nuk po investojnë për të ardhmën!

Për këtë sot në Tryezën tematike të Shoqatës kemi vënë temën: “SI TA KULTIVOJMË QARTËSINË INTELEKTUALE ”ose” SI TË MBETEMI INTELEKTUAL” dhe “Cili duhet të jetë roli i intelektualit SOT e NESER e për cdo ditë!”?Më problem se keqbërja është pavullneti për ta sfiduar atë: këndvështrimi juaj për situatën në të cilën gjendemi sikur i adresohet jo vetëm politikës por edhe korpusit tonë intelektual, sidomos të atyre që janë më afër arsimit të lartë dhe Universitetit! A nuk na flet mjaftueshem gjendja në të cilën gjendet akademia jonë?, përfundoi Sefa duke lënë një pikëpyetje vërtetë të madhe.

 

 

 

 

Prim.dr.sci.med. Ali F. Iljazi lindi në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja të  thella fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderrizë eminentë, që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë.

 

Prim.dr.sc.med. Iljazi e kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm.Fakultetin e mjekësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1973, po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjën e artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i suksesshëm dhe më i dalluar në këtë Universitet.Specializimin në lëmin e mjekësisë interne e kreu në Sarajevë, në vitin 1979, po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm dhe mirënjohje të veçantë. Në vitin 1987 mori titullin e primariusit. Ndërsa në vitin 1988, në Universitetin e Novi Sadit, mbrojti titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë.Për herë të parë në ish-Jugosllavi dhe Evropë zbuloi testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më sensitiv (Dose-response curve – PD100 Raë).

Është i pari në Kosovë që aplikoi testimin bronkoprovokues me pluhura organike si dhe aplikimin e metodave më bashkëkohore të ekzaminimit të traktit respirator në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.Deri më sot ka botuar 50 libra dhe mbi 80 punime shkencore si autor dhe bashkautor nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme në ish-Jugosllavi, Ballkan, Gjermani, Indi dhe SHBA, si dhe të referuara në shumë kongrese e seminare të ndryshme.

Ka realizuar me qindra emisione radiotelevizive si në: TV Besa, TV Opinioni, TV Era, TVSH, RTK, TV Syri, TV Ballkani, Radio Gjakova, Radio Besa, Radio Pendimi, Radio Kosova, si dhe qindra CD dhe DVD. Ka mbajtur ligjërata shkencore në të gjitha trojet shqiptare, në diasporë, si dhe në Universitetin Ballkanik në Shkup dhe Universitetin e Europes Juglindore( Shtul), Tetovë.Është paraqitur me tema shkencore në shumë kongrese në Kosovë, ish-Jugosllavi, Zvicër, Gjermani, Angli, Austri etj. Që nga viti 1988 ka marrë pjesë në mënyrë aktive në ligjërata dhe tribuna në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë.Dy vite me radhë ishte Dekani i parë dhe profesor ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”, në Gjakovë.Për punën e tij të palodhshme afro 50 vjeçare dhe kontributin në mjekësi, dr. Aliu u dekorua me Medaljen e meritave për popull, Mirënjohjen publike të qytetarit të merituar të Gjakovës, Mirënjohjen e universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Mirënjohjen e universitetit “Bedr” në Tiranë, Mirënjohjen e universitetit ballkanik në Shkup, Shtul etj. Po ashtu mori edhe çmimin “Hoxhë Hasan Tahsini” në Tiranë, për merita të veçanta humane në karrierën e tij të gjatë si mjek, për kontributin e vyer në zhvillimin e shkencave mjekësore dhe të shëndetësisë në Kosovë si dhe për rolin  e tij të rëndësishëm në edukimin e profesionistëve të rinj edhe në fushën e kulturës dhe etikës mjekësore. Pastaj, u dekorua me Shenjën e argjendtë dhe të artë të Kryqit të Kuq të Kosovës, si dhe një varg mirënjohjesh të tjera. Pas pensionimit, në vitin 2014, punon në Spitalin private “European Clinic”, në Gjakovë si specialist internist-pulmolog. Mjeku human është baba I 6 fëmijëve 5 prej të cilëve janë mjekë.

 

 

Në ligjëratën e tij  Dr.Iljazi shpalosi të dhëna nga disa vende të ndryshme të botës e edhe të vendit tonë lidhur me të qenurit intelektual ,si trajtohet ai në vendin tonë,sa ata kontribuojnë në shoqëri ,etj.Ai ka theksuar se ne si njerëz shfrytëzojmë 1% ose më pak se 1% të kapacitetit tonë intelektual gjë që është tejet brengosëse.,,Kjo ndodh për shkak të sugjestioneve negative që ne kemi ,si nga ana e mësimdhënsesve ose prindërve,pastaj mediave ose edhe gjithë shoqërisë sonë.Na ka rënë shpesh të dëgjojmë,vjen djali në shtëpi e I thotë babai ,,hajt more se s,je për shkollë,hyjë në zanat”,dmth menjëherë ia bllokon neuronet.Prandaj ne duhet të jemi përgjegjës dhe të marrim iniciativa e të rrisim breza të shëndoshë .Posaqërisht intelektualët duhet të jenë tepër të vëmendshëm karshi fenomeneve negative e të reagojnë në situata kur kërkohet nga ata.Duhet të dinë edhe një gjë se janë vet intelektualët ata që e kanë përgjegjësinë kryesore në atë se cfarë drejtimi dfo të marrë shoqëria jonë vitet në vijim.Bile ne duhet ta kujtojmë e ta përsërisim shpesh thënien e Ismail Qemalit,,një fëmijë që fle rritet e një komb që fle vdes”,ka thënë pos tjerash Dr.Iljazi.Ai po ashtu ka prezantuar fakte e të dhëna nga shkencëtarë të njohur botërorë,studimet e të cilëve janë shumë aktuale dhe përkasin me realitetin në vendin tonë.

 

Të pranishnmit e mirëpritën fjalën e mjekut I cili ishte I hapur edhe për pyetje.Në këtë organizim floën edhe Prof,Dr Jahja Kokaj pastaj Behar Zenelaj,etj.

 

Ndërkohë që shkrimet e tyre të lidhura me temën kishin dërguar edhe Zef Preka,Faton Kurti, Fahri Musliu e Fdil Maloku.

 

Shkruar nga Iliriana Pylla

 

Kontakti

Lokacioni

Gjakovë – Kosovë

Adresa “Mic Sokoli”

(100m afër spital rajonal 

“Isa Grezda”)

Klinika: 

+383 44 216-020 / +383 48 216-020

Laboratori: 

+383 43 90 65 85 /+383 44 90 65 85

Email: info@europeanclinic-ks.com​

Orari i punës

Monday – Sunday 24h