Aktualisht Komiteti i Shoqatës së Mjekësisë Riprodhuese Amerikane propozon që dy ose më shumë aborte t’i quajmë ‘aborte habituale’ por Shoqata Europiane e Riprodhimit Human dhe Embriologjise (ESHRE) propozon tre ose më shumë aborte t’i quajmë si ‘Aborte habituale’.
Ka shumë faktor që ndikojnë në abortet e përsëritura. Njëri ndër faktorët që luan një rol shumë të rëndësishëm për aborte habituale është polimorfizmi gjenetik trombofilik.
Aktualisht ekzistojnë metaanaliza të polimorfizmit gjenetike trombofilike të ndërlidhura me aborte habituale siç janë: Mutacioni i faktorit V Leiden, Mutacioni i protrombinës, polimorfizmi i gjenit aktivizues plazminogjenit.
Pra janë shumë faktor të mutacioneve gjenetike të trombofilisë të cilat ndikojnë në zhvillimin e aborteve habituale tek pacientët.
Për trajtimin e rasteve të tilla nevojitet një kujdes i veçantë i mjekut së pari për diagnostikimin e sëmundjes e pastaj për trajtimin e saj. Trajtimi fillon që në ditët e para të fillimit të shtatzënisë me aspirin tbl 75mg 1×1 në ditë deri në javën e 32-të të shtatzënisë dhe Fraxiparin amp 0.3 çdo ditë deri në lindje. Përcjellja e analizave laboratotike si D Dimer APTT dhe kuoagulogramit janë pjese e pa ndashme e këtij trajtimi.
Njëra ndër shumë rastet e tilla të trajtuara në Spitali Special për Gjinekologjik dhe Obstetrik “European Clinic” po e përmendim rastin e fundit të një pacienteje e cila pas dy aborteve tëhumbura në muajin e 3-të të shtatzënisë, kemi arritur me sukses ta sjellim në jetë fëmijën e gjinisë mashkull me peshë trupore 3050 gr.
European Clinic, mrekullia fillon këtu!