Diabetes mellitus (DM), ndryshe njihet si diabeti, është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore.
Glukoza është një ndër burimet kryesore të energjisë në trupin tonë, e cila merret nga ushqimi që e konsumojmë.
Transportin e glukozës nga ushqimi në qelizat e gjakut e mundëson insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi.
Ndodh që insulina të mos prodhohet mjaftueshëm, apo fare dhe kështu glukoza qëndron në gjak, duke mos u transportuar njëlloj në qeliza.
Me kalimin e kohës, ky grumbullim i glukozës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që nuk kanë shërim, siç është diabeti.
Por, edhe pse nuk ka shërim mund të merren masa parandaluese ndaj përkeqësimit të kësaj sëmundjeje.
Disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës.
Këto simptoma mund të shkaktojnë edhe probleme më të rënda shëndetësore si sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkës, sulm ne tru, probleme me sy e probleme dentare.
Ekzistojnë tri forma kryesore në të cilat paraqitet diabetes mellitus