fbpx

Ma.sc Alisa Xharra Thaqi

Biologe / Embriologe

Ma.sc Alisa Xharra Thaqi u lind në Gjakovë më 23.08.1979.
Shkollën fillore dhe Gjimnazin (drejtimi shkencor) e kreu në vendlindje për të vazhduar me pas në SHLP/ Gjakovë drejtimi Kimi/Biologji ku diplomoi në vitin 2004.

Në vitin 2004 ndoqi studimet në Fakulteti I Shkencave Matematiko-Natyror ,Universiteti i Prishtinës, niveli Bachelor ku diplomoi në vitin 2008 dhe Master 2011 duke fituar titulli Master I Shkencave Biologjike –drejtimi Biokimiko-Fiziologjik.

Në vitin 2012 ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë “Modulet Shtesë” ku u licensua si Laborant I lartë në vitin 2013.

Në nëntor të vitit 2014 fillon punën si mësimdhënëse ne SHML.”Hajdar Dushi” Bishtazhin Gjakovë, dhe në SHMLT ” N.Nixha” në Gjakovë Mësimdhënëse dhe Kordinatore e Cilësisë.

Ne qershor 2016 ka ndjekur kursin për punimin e Analizave në sferën e Andrologjis në American Hastanesi në Stamboll.

Në periudhën prill 2018 deri në dhjetor 2018 ka ndjekur trajnimin në sferën e Embriologjis humane në American Hastanesi në Stamboll

Nga viti 2016 punon në European Clinic si biologe kurse nga viti 2019 punon si embriologe.

Alisa Xharra Thaqi njeh Gjuhen Angleze, Gjuhen Serbokroate.

Është e martuar dhe ka 1 femijë.