Dr Diana Pazhari Dafota lindi në Gjakovë me 24.12.1970.
Fakultetin e mjekësisë, drejtimi i pergjithshëm, e kreu në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1999. Specializimin e kreu në Prishtinë dhe Tiranë, në degën e neonatologjisë në vitin 2007.
Është ndër specialistet e para në Kosovë, dhe për një kohë e vetmja në Gjakovë.
Zhvillimin profesional e vazhdoi edhe në Klinikën për pediatri të Fakulteti të mjekësisë në Zagreb, ultarzëri i trurit, shkurt-maj 2010. Gjithashtu u certifikua nga Boston University School of Medicine në të “Ushqyerit pediatrik” në vitin 2017. Është trajnere e certifikuar e WHO (Organizta boterore e shëndetësisë) për “Kujdesin Perinatal”.
Për kohë të gjatë ka qenë udhëheqëse e Repartit neonatologjik në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Është e martuar dhe ka dy fëmijë.