Shkollimin e mesëm e kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë me sukses shumë të mirë. Specializimin e kreu në Prishtinë në Institutin e Biokimisë Klinike me sukses të lartë.
Gjatë specializimit në vitet 2004-2005, kreu shumë trajnime në Institutin e Biokimisë Klinike në Shkup si dhe në klinikat tjera, si të Gjinekologjisë (u trajnua në aparatura të ndryshme për punimin e hormoneve, tumormarkerëve etj.), klinikën e Pediatrisë (analiza specifike për fëmijë, klori në djersë etj.), klinikën e Neurologjisë, Infektivës etj.
Pas përfundimit të specializimit filloi punën në IMPK si biokimiste klinike.
Në vitin 2006 themeloi Laboratorin Biokimik Hematologjik “Ndriçimi”, me çfarë ishte një nxitje e re punës së saj. Përveç shumë parametrave që punoheshin në laborator, si subtratet, enzimat, hormonet, tumormarkerët etj., ajo filloi trajnimet e reja në Tiranë për punimin e testeve alergjene, helicobacter pylori, me çka ishte ndër laboratoret e para në Kosovë ku punoheshin këto teste.
Pas 10 viteve punë të palodhshme, u hap laboratori i dytë në kuadër të spitalit “European Clinic”, i cili funksionon që 3 vite nën udhëheqjen e saj.
Trajnimet e radhës ishin poashtu jashtë vendit, në Double/Triple test, që ishin të domosdoshme për spitalin e ri.
Ka ndjekur edhe shumë trajnime tjera në qendrat e ndryshme evropiane si në Paris, Berlin,Viena, Milano, Stamboll etj.