Dr.Aida Kumnova, gjinekolog/obstetër e lindur në Gjakovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me sukses të lartë ku gjatë kohës së studimeve u dekorua me titullin “Studente e dalluar”. Specializimin e kreu po në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe u trajnua edhe në klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.
Menjëherë pas specializimit filloi rrugëtimi drejt njohjeve të reja në fushën e gjinekologjisë në Europë, duke filluar nga trajnimi për Hysteroscopy Intervenuese i mbajtur në Modena të Italisë nga Prof. Dr. Masimo Luerti. Më pas kreu trajnimin për Laprascopy në klinikën Univeristare Gasthuisberg,Leuven në Belgjikë, udhëhequr nga Prof.Dr. Ignace Vergote.Metodat endoscopike të aplikuara në gjinekologji janë edhe subspecialiteti i saj.
Trajnimin e radhës për Kolposcopy e përfundoi në Ascoli Piceno, Itali, të udhëhequr nga Prof.Dr. Mario Peroni.
Vitëve të fundit specializimet i ka përqëndruar në lëmin e Shëndetit Reproduktiv duke filluar në Klinikën Universitare Leuven,Belgjikë të udhëhequr nga Prof.Dr. Tomas Hodge, pastaj më intensivisht në “American Hastatnesi‘’ në Stamboll,Turqi të udhëhequr nga Prof.Dr. Bulen Urman!
Faza e re në rrugëtimin profesional të Dr. Aida fillon në vitin 2007, menjëherë pas specializimit, me themelimin e Ordinancës Gjinekologjike/Obstrike “Arba”, në Gjakovë. Në këtë ordinancë punoi me sukses për 10 vite, kohë gjatë të cilës punoi edhe në Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë dhe vazhdoi me trajnime të njëpasnjëshme me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të edukimit në lëmin e gjinekologjisë me obstetrikë dhe të shëndetit reproduktiv.
Që nga viti 2007 është anëtare e ESHRE (European Society of Reproductive Technology) “Shoqata Europiane e Shëndetit Reproduktivë“, si dhe anëtare e “Shoqatës së Gjinekologëve /Obstetër të Kosovës” .
Në vitin 2017 Dr.Aida Kumnova themeloi Spitalin Special për Gjinekologji me Obstetrikë “European Clinic”. Më pas në vitin 2018 nën udhëheqjen e Dr Aida Kumnova Spitali “European Clinic “ është ngritur një nivel më lartë dhe licensohet në lëminë e Infertilitetit dhe Endokrinologjisë-FAM, kurse në vitin 2019 Spitali “European Clinic” vazhdon me punën e suksesshme dhe licensohet me departamentin e Kirurgjisë.
Sot Dr.Aida është e vetmja udhëheqëse femër në laminë e spitaleve private duke udhëhequr Spitalin Special për Gjinekologji me Obstetrikë, Infertilitet e Endokrinologji-FAM dhe Kirurgji “European Clinic”,Gjakovë.