Kjo është një procedurë aq e thjeshtë me anë të së cilës mjeku ekzaminon ekzistencën e qelizave anormale në qafën e mitrës. Nëse gjatë ekzaminimit mjeku identifikon zona të dyshimta, atëherë ai mund të marrë material për biopsi, i cili më pas dërgohet për analiza në laborator.
Kolposkopia është mjaft e rëndësishme sepse ndihmon në diagnostikimin në kohë të:
– Kancerit të qafës së mitrës qysh në fazat e hershme
– Ndryshimeve prekanceroze në qafën e mitrës apo vaginë
– Inflamacion të qafës së mitrës
– Polipet beinje (jokanceroze)
– Shkaktarët në rast gjakderdhje apo dhimbje të pashpjegueshme
Mjeku gjinekolog rekomandon kryerjen e kolposkopisë në rastet kur:
– Pap testi ka rezultuar me ndryshime jo normale
– Gjatë ekzaminimit pelvik të pacientes janë vënë re probleme
– Analiza e HPV ka rezultuar pozitive
Për termine në European Clinic Kosova kontaktoni në numrin: 044 216 020