Dobitë e vaksinimit:
▪ me vaksinim përfitojnë të gjithë fëmijët dhe familjarët e tyre,
▪ nuk keni ankth të sëmundjes,
▪ i mundësoni vetes të bëni të gjitha gjërat që doni me njerëzit që doni: të shkoni në shkollë, t’i vazhdoni aktivitetet sportive, t’i takoni miqtë tuaj.
Kjo vaksinë mbron kundër varianteve të njohura deri tani.
▪ Për fëmijë Pfizer-BioNTech COVID-19 është e njëjta sikur edhe për të rritur. Doza nuk varet nga pesha trupore e fëmijëve.
▪ Fëmija juaj nuk do ta marrë sëmundjen COVID-19 nga vaksina.
▪ Fëmija juaj mund të marrë infeksionin COVID19 deri në 14 ditë pas marrjes së vaksinës.
Vaksinimi ju mbron nga infektimi me COVID-19, sidomos të mos sëmureni rëndë dhe t’ju rrezikohet jeta.
Mund të lajmërohen disa efekte anësore, të cilat janë shenja se organizmi juaj po krijon imunitet. këto efekte do te largohen për disa ditë.
Vaksinimi i kompletuar:
▪ Vaksina Pfizer-BioNTech COVID-19 në mënyrë që të krijojë imunitet të plotë duhet të merret në dy doza.
▪ Personat me sistem imunitar të kompromituar duhet të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA COVID-19, dy muaj pas kompletimit të dy dozave fillestare.
▪ Ju duhet të merrni dozën e dytë edhe nëse mund të keni efekte te zakonshme anësore, përveç nëse
mjeku që ju asiston gjatë vaksinimit ju këshillon të kundërtën.
▪ Do të jeni plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas dozës së dytë.
▪ Vaksinimi mund të ndikojë në aktivitetet ditore, por këto tërhiqen për disa ditë.
Kush vendos për vaksinim të fëmijëve? Rekomandimet për vaksinim të fëmijëve jepen nga CDC dhe AAP.
A duhet të japim miratim për vaksinim? Megjithëse FDA ka autorizuar për marrje emergjente të vaksinës, ju përsëri keni të drejtën të refuzoni apo pranoni. Por këtë vendim e merrni pasi ju të keni informatat bazike të vaksinimit, benefitet dhe rreziqet.
Nga ju kërkohet të kompletoni një formular: Prindi ose pacienti fëmijë, duhet të plotësojë pyetësorin e vaksinimit. Miratimi për vaksinim merret nga prindërit, ndërsa fëmijët më të mëdhenj se 16 vjeç mund të japin vet miratimin nëse besohet se “ata kanë mjaftueshëm inteligjencë, kompetencë dhe e kuptojnë plotësisht çka ndërlidhet me trajtimin e tyre që quhet “Gillick competent”. Përndryshe prindërit japin miratimin për ta.
A do të lejohen fëmijët e pavaksinuar të vijojnë mësimet: Për lejimin e vijimit të mësimit në shkolla për fëmijët që nuk janë vaksinuar vendos Qeveria e atij vendi.
Si të mbrohen fëmijët me rrezikshmëri të lartë shëndetësore nga COVID 19?
∙ Fëmijët mbrohen duke i vaksinuar anëtarët e familjes së tyre.
∙ Fëmijët me rrezikshmëri të lartë, në rast të infektimit me COVID-19 mund të zhvillojnë komplikime, duhet të vaksinohen. Hulumtimet që po vijojnë na rekomandojnë që vaksinimi parandalon sëmundjen e rëndë si dhe vdekjen.