Shtatzania dhe covid-19

Çfarë efekte sjell tek gratë shtatzëna COVID-19

Në përgjithësi, gratë shtatzëna nuk duket të kenë më shumë gjasa të sëmuren sesa të rriturit e tjerë të shëndetshëm nëse zhvillojnë koronavirusin.

 

Shkruan: Dr. Aida Kumnova

Pritet që shumica e grave shtatzëna të përjetojnë simptoma të lehta ose mesatare të gripit apo të ftohtit. Simptomat si kollë, ethe, gulçim, dhimbje koke dhe humbje e ndjenjës së erës janë simptoma të tjera të rëndësishme.

 

Simptoma më të rënda si pneumonia, duket se janë më të zakonshme tek njerëzit e moshuar, personat me sistem imunitar të dobët ose me rrethana afatgjate. Deri më tani, nuk ka të dhëna që gratë shtatzëna – që mund të preken nga koronavirus – janë të rrezikuara nga ndërlikime serioze se çdo individ tjetër i shëndetshëm.

Nëse keni simptoma më të rënda apo shërimi juaj është i vonshëm, kjo mund të jetë një shenjë që keni një infeksion të gjoksit që kërkon kujdes të rëndësishëm dhe të specializuar. Këshilla jonë mbetet që nëse mendoni se simptomat e juaja janë duke u përkeqësuar ose nëse nuk po përmirësohen, duhet të kontaktoni ekipin kujdestar mjekësor.

 

Një nga pyetjet e shpeshta që po më bëhen këto ditë është nëse një nënë shtatzënë me COVID-19 mund ta bartë virusin tek fetusi gjatë shtatzënisë.
Pasi që është ky është një virus i ri, ne sapo kemi filluar të mësojmë rreth tij. Andaj, nuk ka ndonjë provë që sugjeron një rrezik të rritur apo abort. Provat e reja sugjerojnë se transferimi nga një grua tek foshnja gjatë lindjes (transmetimi vertikal) është i mundshëm. Ka pasur një njoftim për dy raste te ngjashme, por tashmë bebet u liruan nga spitali dhe janë mirë. Në të gjitha rastet e raportuara më parë në mbarë botën, infeksioni u gjet të paktën 30 orë pas lindjes. Është e rëndësishme të theksohet se në të gjitha rastet e raportuara të foshnjave të porsalindura që u infektuan me koronavirus shumë shpejt pas lindjes, ato ishin mirë.

 

Duke marrë parasysh provat e tanishme, konsiderohet e pamundur nëse virusi mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e foshnjës suaj, gjë që në asnjë prej tyre nuk është vërejtur aktualisht.

Në Kinë, disa foshnje kanë lindur para kohe nga gratë që kishin simptoma të koronavirusit. Është ende e paqartë, nëse koronavirusi shkaktoi këto lindje të parakohshme apo nëse rekomandohej që fëmija të lindte herët për përfitimin e shëndetit të nënave. Një nga shkaqet mund të jetë stresi momental i shkaktuar nga situata pandemike dhe të gjitha masat e marra gjerë tani.

 

A duhet të vazhdoni vizitat mjekësore gjatë shtatzënisë? Po, ato nuk mund të ndalen. Është shumë e rëndësishme të vazhdoni të ndjekni programin tuaj të kujdesit rutinor, kur ju të jeni mirë.

 

Nëse keni simptoma të infeksionit Covid-19, duhet të kontaktoni dhe lajmëroni edhe mjekun tuaj për t’i shtyrë vizitat rutinore derisa të mbarojë periudha e izolimit.

 

Këshilla ime më e mirë? Ju duhet të përcillni me vëmendje dhe t’i ndiqni rregullat nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Përgjegjësia juaj është e madhe pasi nuk po veproni vetëm për veten tuaj. Kujdesuni për vetën, pasi ashtu kujdeseni edhe për bebin tuaj në ardhje. Informoni për çdo problem mjekun tuaj gjinekolog.

 

Mendo pozitivisht! Ditët e mira po vijnë!

Kontakti

Lokacioni

Gjakovë – Kosovë

Adresa “Mic Sokoli”

(100m afër spital rajonal 

“Isa Grezda”)

Klinika: 

+383 44 216-020 / +383 48 216-020

Laboratori: 

+383 43 90 65 85 /+383 44 90 65 85

Email: info@europeanclinic-ks.com​

Orari i punës

Monday – Sunday 24h