fbpx

Covid-19 dhe shtatzënia

Ndërsa ne jemi të gjithë të bashkuar në luftën kundër koronavirusit (ose COVID-19), ka mjaft pyetje që ju lindin nënave në pritjen e ëmbël, rreth asaj se si virusi mund të ndikojë shtatzëninë e tyre.

 

Është e rëndësishme të theksohet se koronavirus (COVID-19) nuk është një virus gripi, megjithëse simptomat dhe natyra e përhapjes së tij janë të ngjashme me ato të një gripi. 

Gratë shtatzëna nuk kanë rrezik më të lartë pë tu infektuar me COVID-19 ose të zhvillojnë sëmundje më serioze në krahasim me personat e tjerë

Këshillimi klinik nga Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve sugjeron se gratë shtatzëna nuk janë në risk më të shtuar për COVID-19. Sidoqoftë, ata paralarmërojnë që gratë shtatzëna mund të jenë më tepër në rrezik për të zhvilluar simptoma më të rënda nëse do të prekeshin prej tij. Kjo, pasi ndryshimet që ndodhin gjatë shtatzënisë shkaktojnë një sistem imunitar më të dobët dhe një trysni më të lartë mbi zemrën dhe mushkëritë e nënës.

Nëse ju jeni shtatzënë, ju duhet të ndiqni dhe merrni masa parandaluese të rrepta për të shmangur ekspozimin tuaj ndaj COVID-19. Nëse jeni shtatzënë dhe dyshoni se ju keni COVID-19, ju duhet t’ja tregoni menjëherë mjekut tuaj.

 

Ndërsa ne jemi të gjithë të bashkuar në luftën kundër koronavirusit (ose COVID-19), ka mjaft pyetje që ju lindin nënave në pritjen e ëmbël, rreth asaj se si virusi mund të ndikojë shtatzëninë e tyre.

 

Është e rëndësishme të theksohet se koronavirus (COVID-19) nuk është një virus gripi, megjithëse simptomat dhe natyra e përhapjes së tij janë të ngjashme me ato të një gripi. 

Gratë shtatzëna nuk kanë rrezik më të lartë pë tu infektuar me COVID-19 ose të zhvillojnë sëmundje më serioze në krahasim me personat e tjerë

Qumështi i të gjitha nënave rezultoi të ishte koronavirus negativ. Në Kinë, nënave me COVID-19 nuk i këshillohej të ushqyerit direkt me gji edhe nëse testi i qumështit ishte negativ. Nënës i jepej mundësia të ushqente beben pasi të ishte krejtësisht e shëruar, ndërkohë beben e ushqenin me qumësht formul. Megjithatë vlen të theksojmë se OBSH nuk këshillon ndarjen nënë-foshnje dhe sugjeron që të ndiqen  rregullat e kujdesit shëndetësor të gjidhënies sipas rastit.


Ndërkohë transmetimi vertikal i SARS-CoV-2( transmetimi nga nëna te foshnja) nuk u provua në studimet e para, që merrnin për bazë një foshnje apo një grup foshnjash (max 10). RT-PCR i këtyre foshnjave (mostra sputum nazofaringeale/ anale) rezultuan negative për SARS-CoV-2 dhe nuk bëheshin analiza të tjera tek foshnjat.


Kur filluan të bëheshin testet serologjike për antitrupat IgM dhe IgG tek nëna, por edhe tek bebet, u krijua një ‘dritare e hapur’ dyshimi për një transmetim të mundshëm vertikal të virusit nga nëna tek foshnja!. Zakonisht këto antitrupa nuk shfaqen deri nga dita e 3-7 pas infektimit; dhe rasti i foshnjës me nivelet e antitrupave të larta 2 orë pas lindjes konfirmon infektimin e nënës, por edhe të foshnjës. Falë përgjigjes imunitare ekziston mundësia që nëna të prodhojë antitrupa të mjaftueshëm, pa shkaktuar gjendje të rënduar. Këto antitrupa mund të kenë veprim mbrojtës tek foshnja.

CONTACT

WORKING HOURS

PHOTO GALLERY